Gazetari Lirim Mehmeta ka lëshuar akuza të rënda ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e cilësuar Kosovën si epiqendër të mafias energjetike në Ballkan
Në një postim të publikuar në rrjete sociale, Mehmetaj shkroi se qindra miliona euro po vidhen nga qytetarët dhe po derdhen në, siç e quajti ai, “trafostacionin e grupit kriminal para-politik që njihet si Lëvizja Vetëvendosje”.
“Albin Struja e ka shndërruar Kosovën në epiqendër të mafias energjetike në Ballkan. Nga Greqia me Dejona Mihailin, me NOA-n e Gentian Sules në Shqipëri, Nagip Krasniqin në Kosovë e Martin Berishajn në Serbi, rrjeti i mafias energjetike është shtrirë në gjithë rajonin”, u shpreh Mehmetaj.
Ai akuzoi gjithashtu qeverisjen aktuale se ka shfaqur “një tjetër lloj harbutërie” duke “rrëmbyer dhe plaçkitur gjithçka” nën petkun e patriotizmit.



Të tjera
Uncategorized
Verde Casino login: kā nodrošināt drošu piekļuvi jūsu kontam
Šajā rakstā mēs apskatīsim, kā nodrošināt
Lajme
Syla: Kurti po përpiqet të bëhet diplomat i mirë duke e kopjuar Vuçiqin
Gazetari Valon Syla, ka thënë në
Aktuale
Punëtori bie nga lartësia e objektit në Gjilan, mori lëndime të rënda
Një punëtor ka rënë nga lartësia