Sulmuesi kosovar Astrit Selmani, ka folur në fund të ndeshjes që Dinamo Bukureshti e fitoi me rezultat minimal 1-0 ndaj Petrolulit falë golit të shënuar nga vet ai.
Selmani ka deklaruar se është fyer nga tifozët e ekipit kundërshtar, kjo për shkak të incidenteve që ndodhën në sfidën mes Rumanisë dhe Kosovës në Ligën e Kombeve.
Për këto gjeste nga tifozët e Petrolul, Selmani ka kërkuar menjëherë pezullimin e tyre.
“Kam fituar tre pikë dhe jam i lumtur. Ka pasur edhe momente të tensionuara. Ajo që ndodh jashtë fushës është diçka tjetër, ata (tifozët) duhet të pezullohen pas asaj që ndodhi në fushë”
“Më kanë fyer, ka pasur edhe sulme raciste ndaj meje. Fansat e tyre bërtisnin. Ata duan të provokojnë. Nuk është hera e parë që më shajnë”.

“Ne (Kosova) dolëm dhe ndihmuam Rumaninë të fitonte grupin. Nuk e di nëse ishte vendimi i duhur”.
“Nuk po sfidoj askënd, jam i bindur që në tribuna ka shumë njerëz të mirë”, ka thënë 27-vjeçari për gsp.ro.
Kujtojmë se Selmani po kalon në një formë shumë të mirë këtë sezon në elitën e futbollit rumun, ku pas 16 ndeshjeve të luajtura numëron tetë gola dhe katër asistime.



Të tjera
Lajme
Irani godet portin kryesor të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aeroportin e Dubait
Porti më i madh dhe qendra
Aktuale
Trump: SHBA po godet Iranin me gjithë fuqinë! Nuk e dimë nëse Mojtaba Khamenei është gjallë
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të
Aktuale
Ligji për Automjetet dhe të Huajt, policia: Vetura me autorizime të Serbisë nuk lejohen
Ka nisur zbatimi i plotë i