Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka konfirmuar për “Gazetën Express” se kanë autorizuar dhjetë persona nga ekipi i kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për të ndihmuar në gjetjen e trupit të një të riu që dyshohet se u mbyt në liqenin e Ujmanit.
Kjo përgjigje e KFOR-it vjen pas një debati të madh ku Vetëvendosja e paraqiti vetëm si “FSK në veri” dhe “për herë të parë në veri” duke e instrumentalizuar politikisht FSK-në për çështje propagande politike ndonëse misioni ishte rreptësisht humanitar.
“Së pari, dëshirojmë të përsërisim ngushëllimet tona të sinqerta për familjen dhe miqtë e të ndjerit.10 persona të Kërkim-Shpëtimit të FSK-së u autorizuan të vendosen përkohësisht në Veri për të ndihmuar në kërkimin e tij. Autorizime të tilla i nënshtrohen gjithmonë një vlerësimi të kujdesshëm nga KFOR-i”, kanë thënë nga KFOR.



Të tjera
Uncategorized
Guida Completa al Dolly Casino Italia per Giocatori Professionisti
In questo articolo, esploreremo in dettaglio
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga