Mijëra qytetarë kanë arritur në sheshet e Prishtinës.
Prishtina është e bllokuar edhe nga veturat, dhe organizatorët po presin për të gjithë protestuesit.
Ka nisur grumbullimi i protestuesve në sheshet e Prishtinës.
Qindra kanë ardhur me autobusë nga komunat e tjera.
Protesta është paralajmëruar që të fillojë në orën 17:00.

Organizatat e Veteranëve të Luftës kanë bërë të ditur se folës pritet të jenë: Nevenka Tromp, Ali Ahmeti, Hysni Gucati dhe një djal i dëshmorit.
Thirrje për dalje në këtë protestë nuk ka bërë vetëm Lëvizja Vetëvendosje, e cila derisa ka ardhur në pushte e ka kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale. Madje, eksponentëve të lartë të kësaj partie iu ka penguar mbështetja dhe mobilizimi i madh për këtë protestë që ka për qëllim kundërshtimin e padrejtësive që po iu bëhen sh-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Një ditë më parë, të gjitha partitë e opozitës ju kanë bërë thirrje qytetarëve të Kosovës për pjesëmarrje në këtë protestë.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se kjo protestë është në mbrojtje të vlerave të UÇK-së.
“Nesër, më 7 gusht, në ora 17:00, mblidhemi të gjithë në sheshin “Skënderbeu” – në një protestë që nuk është thjesht reagim, por një akt ndërgjegjeje kombëtare. Le të jehojë zëri i secilit që nuk pranon që lufta për liri të njolloset, që historia jonë të rishkruhet padrejtësisht, e që drejtësia të kthehet në padrejtësi. Me çlirimtarët. Për drejtësi. Për Kosovën”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.
Edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazri, ai ka thënë se proteste e 7 gushtit është thirrje për Republikën dhe mbrojtjen e vlerave të përbasketa.
“Një ushtri çlirimtare me një emblemë e me një qëllim, për një Republikë të lirë, të pavarur dhe të drejtë për të gjithë. Protesta e 7 gushtit është thirrja jonë për Republikën. Duhet të mbrohen vlerat dhe qëllimi i përbashkët. Në emër të atdheut, familjes e Zotit, dje, sot e nesër!”, ka shkrua ai në profilin e tij në “Facebook”.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet