E ardhmja e Rey Manajt ende nuk është e konfirmuar përkundër se javë më parë tha se do të qëndroj te Sivasspor.
Sulmuesi shqiptar ka pasur një vit fantastik me klubin turk dhe nuk kanë munguar ofertat në drejtim të tij.
Pas ndeshjes së parë në kampionat, ku Sivasspori u përball me Trabzonsporin, Manaj është pyetur sërish rreth të ardhmes së tij.
Manaj fillimisht foli për lojën duke thënë se barazimi me Trabzonin ishte i drejtë duke parë atë çfarë dhanë dy skuadrat në fushë.
“Ne e respektuam shumë kundërshtarin dhe e mbyllëm me një barazim 0-0. Ishte një rezultat i drejtë dhe tani të shohim për ndeshjen e radhës”.
Tutje sulmuesi shqiptar u pyet edhe për të ardhmen e tij, duke ngjallur spekulimet për një largim të mundshëm.
“Jam takuar me klubin për procesin e transferimeve. Gjërat janë ende në zhvillim. Nuk e di nëse do të qëndroj apo nëse do të largohem”.
“Mua më pëlqen shumë Sivas, më kanë trajtuar gjithmonë mirë këtu. Nëse është e mundur për mua të vazhdoj, padyshim që do ta bëj këtë”, deklaroi Manaj.
Sulmuesi nga Lushnja, sezonin e kaluar e mbylli si shënuesi i tretë më i mirë i Superligës turke, teksa me kombëtaren e Shqipërisë ka 7 gola të shënuar.



Të tjera
Uncategorized
Verde Casino login: kā nodrošināt drošu piekļuvi jūsu kontam
Šajā rakstā mēs apskatīsim, kā nodrošināt
Lajme
Syla: Kurti po përpiqet të bëhet diplomat i mirë duke e kopjuar Vuçiqin
Gazetari Valon Syla, ka thënë në
Aktuale
Punëtori bie nga lartësia e objektit në Gjilan, mori lëndime të rënda
Një punëtor ka rënë nga lartësia