Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka bërë të ditur se disa prindër janë duke hasur në vështirësi gjatë procesit të aplikimit për tekste shkollore.
MASHTI u ka bërë thirrje prindërve që nëse hasin në vështirësi të tilla teknike, t’i drejtohen kësaj ministrie nga ora 08:00 deri në orën 16:00 përmes numrave të telefonit +383 (0) 38 200 65 058 dhe +383 45 834 248, ose edhe përmes postës elektronike, në [email protected].
Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:
Të nderuar mësimdhënës, prindër dhe koordinatorë,
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se, në rast se gjatë procesit të aplikimit për tekste dhe mjete shkollore hasni në ndonjë vështirësi teknike, mund të na kontaktoni në këta numra të telefonit dhe adresë elektronike:
+383 (0) 38 200 65 058
+383 45 834 248
Orari i kontaktit: 08:00 – 16:00
Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj!



Të tjera
Aktuale
Cakolli: Përbërja e KQZ-së reflekton numrin e Grupeve Parlamentare jo të deputetëve
Eugen Cakolli nga KDI ka thënë
Aktuale
Sulmet izraelite ndaj Libanit janë ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit, thotë presidenti iranian
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha se
Aktuale
Abdixhiku: Kushtetuta është dokumenti themelor që vulosi shtetësinë e vendit tonë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,