MASHTI me njoftim të rëndësishëm për prindërit rreth teksteve shkollore

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka bërë të ditur se disa prindër janë duke hasur në vështirësi gjatë procesit të aplikimit për tekste shkollore

MASHTI u ka bërë thirrje prindërve që nëse hasin në vështirësi të tilla teknike, t’i drejtohen kësaj ministrie nga ora 08:00 deri në orën 16:00 përmes numrave të telefonit +383 (0) 38 200 65 058 dhe +383 45 834 248, ose edhe përmes postës elektronike, në [email protected].

Njoftimi i plotë:

Të nderuar mësimdhënës, prindër dhe koordinatorë,

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se, në rast se gjatë procesit të aplikimit për tekste dhe mjete shkollore hasni në ndonjë vështirësi teknike, mund të na kontaktoni në këta numra të telefonit dhe adresë elektronike:

+383 (0) 38 200 65 058

+383 45 834 248

[email protected]

Orari i kontaktit: 08:00 – 16:00

Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj!

Të tjera

Lajme

SHBA nis operacionin “Epic Fury” me dronë kundër Iranit

Forcat e Shteteve të Bashkuara kanë

Lajme

Arifi: Kurti tradhtinë e ka në gjak, edhe Serbia e ka vërejtur këtë

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, akuzoi

Ekskluzive Lajme

Osmani sqaron çarjen e parë me Kurtin: Ndodhi për…..

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka