Dogana e Kosovës ka deklaruar se muaji mars ka qenë tejet pozitiv për institucionin, duke theksuar se ka pasur rritje të qëndrueshme të të hyrave dhe avancim të reformave në lehtësimin e tregtisë.
Sipas njoftimit zyrtar, të hyrat arritën në 431 milionë euro, duke shënuar rritje prej 4.5% krahasuar me vitin paraprak, ndërsa vetëm gjatë marsit u realizua një rritje prej 12.7%.
“Sistemi i zhdoganimit para arritjes po transformon proceset, duke reduktuar kohën e pritjes dhe kostot për bizneset”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Në kuadër të luftës kundër ekonomisë joformale, dogana bëri të ditur se janë zbuluar mallra të dyshuara për kontrabandë në vlerë rreth 800 mijë euro në rajonin e Prishtinës.
Në nivel ndërkombëtar, Dogana e Kosovës u rendit në top 10 vendet më të suksesshme në operacionin STOP IV, duke u pozicionuar e 7-ta nga 119 shtete pjesëmarrëse.



Të tjera
Aktuale
Vetaksident trafiku afër Klinës, vetura përfundon në hendek (Video)
Një vetaksident trafiku ka ndodhur para
Lajme
Gjykata rrëzon kërkesën e Thaçit për ndalimin e materialeve shtesë
Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara
Aktuale
Kuvendi miraton një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare në vlerë prej miliona eurosh
Ligjvënësit kosovarë i kanë ratifikuar të