Manipulimi me “pasaportën e fuqishme” dhe shifrat e BE-së: Gjatë qeverisjes Kurti ikën rreth 13% e popullsisë

 

Një nga një kriteret ligjore, mbi 90 sosh, për liberalizim të vizave ishin përmbushur qysh më 2019: atë politik, e përmbylli Albin Kurti i Vetëvendosjes, kur u dha të pranojë marrëveshjen gjermano-gjermane për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi, me një njohje të derës së pasme, i.e (de facto), dhe autonomi politike të serbëve të Kosovës.

Me Marrëveshjen e Ohrit të ndërtuar në këto dy shtylla: njohje de-facto dhe autonomi – shpërblimi për Kosovën ishte liberalizimi i vizave dhe nisja e procedurave për anëtarësim në Këshill të Evropës (që u ndal si pasojë e mosmiratimit të draft-Statutit të Asociacionit). Kaq ishte raporti i marrë-dhënies nga marrëveshja që Albin Kurti e futi Kosovën në Ohër mbi bazën e një nënshkrimi verbal dhe lidhjes së gjithanshme të rrugës evropiane të Kosovës me jetësimin e atij traktati. Sot gati tre vite më vonë: i vetmi ‘sukses’–që erdhi me çmim të lartë–është “liberalizimi i vizave”. Kur s’i kanë mbetur një javë afat në tik-takun e orës kushtetuese për të ndërtuar qeveri të re, liberalizimi i vizave u kthye në rrahagjoksje diplomatike nga Albin Kurti dhe Donika Gërvalla për “fuqizim të pasaportës”. Por, si krejt PR-i, prapa saj fshihen edhe hile prej më domethënësve. Qe pse.

.Kurti dhe Gërvalla i brohoritën kalimit në vendin e 65-të në Indeksin Henley për pasaportën e Kosovës – dhe kjo si dëshmi “e fuqizimit të pasaportës së Kosovës, dhe Republikës”. Por, e vërteta është se fjala është për turizëm 90 ditor, dhe vetëm fare pak për fuqi të pasaportës – dhe ku, për më tepër, Kosova mbetet më së keqti në rajon mu në këtë Indeks. Shqipëria e 43-ta, Bosnje-Hercegovina, e 42-ta, Mali i Zi e 40’ta, Maqedonia e Veriut e 38-ta dhe Serbia e 34-ta.

Por, përtej rangimeve se cili shtet në sa shtete shkon pa viza dhe si licensë turizimi 90 ditor, në “fuqinë e pasaportës” dhe kriteret më të themelshme të saj, Kosova, nën qeverisjen e Albin Kurtit, i ka saktësisht të kundërtat. Në pesë vjet qeverisje, 13% e popullatës së Kosovës, sipas të dhënave zyrtare të Bashkimit Evropian (Eurostat), kanë ikur nga vendi drejt shteteve anëtare të saj, raporton Nacionale.

Të tjera