Sirena sulmesh ajrore dhe shpërthime u dëgjuan në orët e para të së shtunës në kryeqytetin venezuelian , Karakas, me Presidentin Nicolas Maduro që shpalli – në një përgjigje fillestare – vendin në gjendje të jashtëzakonshme.
Sipas raportimeve, një nga objektet që është goditur është Kalaja Tiuna në anën jugore të qytetit, kompleksi kryesor ushtarak i Venezuelës, ku ndodhen – ndër të tjera – Ministria e Mbrojtjes dhe Akademia Ushtarake. Bombardimet rezultuan gjithashtu në ndërprerjen e energjisë elektrike në zonë.
Shpërthimi i parë u regjistrua afërsisht në orën 1:50 të mëngjesit sipas kohës lokale. “Një shpërthim ishte aq i fuqishëm sa dritarja ime u drodh pas tij”, tha korrespondenti i CNN .



Të tjera
Lajme
Trump kritika të forta Evropës: Anëtarët e NATO-s nuk kanë bërë asgjë për të na ndihmuar
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, lëshoi
Aktuale
Osmani s’deklarohet për vendimin e Kushtetueses
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani nuk
Aktuale
Një muaj afat, Osmani thirrje që sot të caktohet data e seancës për presidentin – çfarë lëvizje do të bëjë Kurti
Dje, Gjykata Kushtetuese nxori aktgjykimin e