Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka deklaruar se një koalicion parazgjedhor mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje është i pamundshëm, edhe nëse kryeministri në detyrë Albin Kurti e ndryshon qasjen gjatë fushatës.
Duke folur në Tëvë1, Lushtaku është shprehur i bindur se mandati i Qeverisë Kurti ka përfunduar me këto katër vite.
“Unë besoj që episodi i Qeverisë Kurti ka përfunduar me këtë mandat dhe çdo skenar me Vetëvendosjen është i pamundshëm në zgjedhjet e ardhshme dhe në koalicionet që mund të imagjinohen. Do të luftoj kundër çdo koalicioni të ardhshëm me Vetëvendosjen, sepse ata e kanë treguar më së miri fytyrën e vet kur e kanë marrë pushtetin, duke nënçmuar çdo vlerë të kësaj shoqërie, përfshirë UÇK-në. Kjo e bën të pamundur që ne të kemi një koalicion me VV-në”, ka deklaruar Lushtaku.
Sipas tij, kryeministri në detyrë, Kurti ka kërkuar gjithmonë nënshtrim e jo partneritet nga partitë tjera politike.
“Albin Kurti kurrë nuk ka kërkuar partneritet, por nënshtrim me të gjitha partitë. Ne këtë qasje autoritare nuk e përballojmë. Ne kemi luftuar me mjete të tjera para çlirimit, por tani do të luftojmë në mënyrë demokratike, me fjalën dhe veprimin për ta ndryshuar këtë gjendje dhe për t’i kthyer dinjitetin Kosovës. Pavarësisht nëse je fitues i garës, qoftë edhe me 1%, ke përgjegjësi më të madhe për formimin e institucioneve, e jo të sillesh si autoritar e fyes”, ka shtuar Lushtaku.



Të tjera
Lajme Opinione
“Kosova pa rrymë dhe pa ujë”, Hamiti: Kosova jo që nuk doli prej demagogjisë së Kurtit, por u rikurthua me votë
Anëtari i Kryesisë së LDK-së,
Aktuale
Rinumërimi i votave vazhdon, këto janë përditësimet e fundit të KQZ-së
Në Qendrën e Numërimit dhe
Lajme
Edhe Abdixhiku takon të dërguarin e BE-së: Bashkimi Evropian të vazhdojë angazhimin dhe mbështetjen për Kosovën
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku,