Jehona Lushaku e LDK-së ka komentuar paraqitjen e mbrëmshme të nënkryetarit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, në Pressing të T7, i cili shfaqi mospajtime me shumë prej deklaratave të bashkëpartiakëve të tij për çështje të ndryshme.
Lushaku tha se Konjufca u viktimizua, ndërsa kërkoi që qytetarët të ‘mos e hanë forën’.
Ajo tha se për pesë vjet bënë “gjithçka” e nuk i dhanë askujt llogari dhe se tash gjetën “forcë me dalë si viktimë”.
Postimi i plotë:
MOS E HANI FOREN!
Pas viktimizimit të Glaukut, dilema më e rëndësishme është:
A po e hajnë këtë fore qytetarët?!!
5 vjet gjithçka me bë e mos me i dhanë kërkujt llogari, e me gjetë forcë me dalë si viktimë…
Nuk falet dëmi e keqqeverisja, që ia keni shkaktu Kosovës!



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite