Kryetari i i sindikatës së KEK-ut, Nexhat Llumnica, është deklaruar në prag të protestës së paralajmëruar më 1 Maj, duke theksuar gjendjen e rëndë ekonomike të punëtorëve. Sipas tij, punëtorëve po u ulet paga në mënyrë reale, ndërsa shtrenjtimi i energjisë dhe produkteve bazike ka rrënuar fuqinë e tyre blerëse.
“Punëtorëve gjithmonë e më shumë po u ulen financat. Paga realisht është ulur me këto shtrenjtimet dhe inflacionin, fuqia blerëse ka rënë rritja e çmimeve nuk është përcjellë me rritje pagash,” tha Llumnica.
Ai shtoi se punëtorët e KEK-ut po përballen me kushte të vështira pune, duke rrezikuar jetën për të prodhuar energji elektrike që më pas shitet me çmim të lirë, ndërsa kompani si KEDS, sipas tij, përfitojnë miliona.
‘’ Realisht është për të ardhur keq kur këta punëtorë rrezikojnë jetën e tyre për të prodhuar energji elektrike Kosovës duke e shit me një çmim të lirë e KEDS bëhet milioner’’, tha Llumnica.
Kryetari deklaroi se nga nesër do të protestohet dhe tha se nuk do të ndalen deri në plotësim të kërkesave
“Ne nga nesër do të protestojmë për rritje të pagave, krahas rritjes së çmimeve dhe nuk do të ndalemi deri në përmbushjen e kërkesave tona,” përfundoi Llumnica



Të tjera
Lajme
Koalicioni me LDK-në në Mitrovicë, Peci ‘godet’: Me 3% nuk punon as iPhone
Pas prishjes së koalicionit në Komunën
Aktuale
Alarmante: Mbi 3 mijë persona humbën jetën në aksidente nga vitit 2000
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së
Aktuale
A është prishur koalicioni me Faton Pecin? Flet Gëzim Plakolli i LDK-së
Koalicioni mes Lidhjes Demokratike të Kosovës