Muaj pas ngjarjes që tronditi publikun – kur Mevlani, gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP Kosova, u surprizua nga një vajzë që e identifikoi si partneren e tij dhe i dha lajmin për shtatzëninë – më në fund ka ardhur reagimi i shumëpritur nga ish-e dashura e tij, Livia Brunga.
Në një rrëfim të gjatë emocional, Livia thyen heshtjen për herë të parë dhe flet hapur për prapaskenat që, sipas saj, janë deformuar me qëllim në publik.
“Jam lodh. Jam lodh te ndjej në lëkurë një paragjykim që nuk ka lidhje me mu, nuk ka lidhje me historinë teme.” – fillon ajo, duke sqaruar se për një kohë të gjatë ka duruar dhe ka heshtur vetëm që të mos përplaset në publik.
Ajo pranon se pjesa më e vështirë nuk ishte thjesht tradhtia, por fakti që ka mbrojtur dhe toleruar dikë që nuk mori kurrë përgjegjësi.
“Personi që nuk diti kurrë me marrë një përgjegjësi, dhe luajti në format më të pista me mu, me prindërit e mi.”
Reagimi i saj i drejtpërdrejtë zbardh dinamikat e një lidhjeje që, sipas saj, nuk ishte as një “romancë e fshehtë” dhe as një lidhje e paqartë. Ajo e thotë qartë:
“Jo, nuk jam shkatrruesja e as një çifti. Çifti ishte i imi.”
Livia sulmon drejtpërdrejt narrativën publike që, me të shfaqur vajza tjetër me lajmin për një shtatzëni, e vendosi veten e saj në rolin e gruas së panevojshme:
“Jo, nuk e bën një shtatzëni e ndodhur dy netë nëpër hotele një vajzë të jetë ‘zonja’ e situatës.”
Ajo vijon më tej, duke thënë se ajo çka është shfaqur në ekran ishte një realitet i manipuluar për publikun, një iluzion që ajo e ka parë të ndodhë përpara syve të saj.
Livia ngre një mesazh të fortë edhe ndaj atyre që e kanë gjykuar gjatë gjithë kësaj kohe:
“Ju që më gjykoni, nuk më prekni në asnjë mënyrë… por ju uroj një ditë që personi që ju bertet që jeni dashuria e tyre më e madhe, t’ju surprizojë me një jetë të dyfishtë e me një shtatzëni nga dikush tjetër.”
Në fund të mesazhit, ajo është e prerë. S’ka më kthim pas për të:
“S’ka ma kthim, por vetëm pasoja.”
Të tjera
Showbiz
Xheneta “ndez” Spanjë, fotot me bikini po çmendin rrjetin
Influencerja e njohur Xheneta Fetahu po
Aktuale
“Solla paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë”, Trump nuk i ndal lapsuset gjeografike
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald
Aktuale
U raportua e zhdukur nga djali – gruaja nga Fushë Kosova gjendet pas dy muajsh tek i dashuri në Shkup
Një rast i raportuar si “person