Kryetari i Listës Srpska, Zlatan Elek, tha se i është drejtuar me letër të hapur përfaqësuesve të QUINT-it, BE-së, OSBE-së, UNMIK-ut dhe KFOR-it pas mbylljes së sotme të kompanisë paralele të ujësjellësit “Ibar” në Mitrovicën e Veriut.
“Me shqetësim të thellë ju njoftojmë për incidentin e fundit që ndodhi në Mitrovicën e Veriut – pushtimin e paligjshëm dhe të dhunshëm të ambienteve të zyrave të Kompanisë së Shërbimeve Publike “Ujësjellësi Ibar” nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe punëtorët e ujësjellësit nga Mitrovica e Jugut. Ky akt përfaqëson një tjetër në një seri veprimesh të njëanshme dhe provokuese që, në vend që të stabilizojnë situatën, thellojnë tensionet dhe shkaktojnë frikë të justifikuar në mesin e popullatës”, thuhet në këtë letër të publikuar nga Lista Srpska.
Elek në letër pretenton se ndërmarrja e ujësjellësit KRU Mitrovica “nuk ka as kapacitetin teknik dhe as atë të personelit për të menaxhuar dhe mirëmbajtur sistemin kompleks të furnizimit me ujë në veri”.
“Përveç kësaj, ky institucion nuk gëzon besimin e popullsisë lokale serbe, gjë që e ndërlikon më tej çdo mundësi për veprim legjitim. Këto nuk janë vetëm dështime administrative, por veprime të rrezikshme dhe të motivuara politikisht nga regjimi i Albin Kurtit, i cili ushtron sistematikisht presion mbi popullin serb, duke rrezikuar njëkohësisht kushtet e tyre themelore të jetesës”, thuhet në këtë letër.
Elek pretentoi se qytetarët janë të shqetësuar për sigurinë dhe furnizimin e rregullt me ujë, “veçanërisht për institucionet e kujdesit shëndetësor dhe konviktet studentore”.
“Nëse veprime të tilla vazhdojnë, ekziston një rrezik real për pasoja të rënda humanitare dhe shëndetësore. Ne u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse, si dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë, që të reagojnë pa vonesë, të parandalojnë lëvizje të mëtejshme të njëanshme dhe të sigurojnë respekt të plotë për të drejtat dhe sigurinë e popullsisë serbe, si dhe funksionimin e qetë të shërbimeve publike”./



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite