Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit thotë se e ka siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës për katër vjetët e ardhshme.
Partia e Rashiqit mori 4.600 vota në zgjedhjet e djeshme parlamentare.
“Këtë besim e përjetojmë si një nder të madh, por edhe si një detyrim që të jemi edhe më të fortë, edhe më të pranishëm dhe edhe më të përkushtuar ndaj interesave të qytetarëve”, tha partia e Rashiqir në një njoftim në Facebook.
Mbrëmë, Lista Serbe pretendoi se ka fituar 90 për qind të votave të fituara të komunitetit serb dhe se i ka fituar të gjitha 10 ulëset e rezervuara për komunitetin serb në Kuvend.
Pas këtij pretendimi, zyrtarë të Listës Serbe, përfshirë kryetarin e kësaj partia, Zlatan Elek se partia e Rashiqit mori vota “në mjedise ku serbët nuk jetojnë”, dhe do të presin një vlerësim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite