Shtetasi i Republikës së Kosovës, Arbnor Spahiu, është liruar nga paraburgimi në Serbi, ku ishte mbajtur për një periudhë të zgjatur nën akuza për “vrasje të rëndë” të lidhura me ngjarjet në Banjskë të vitit 2023
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e cila është njoftuar nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, shkruan IndeksOnline.
MPJD ka bërë të ditur se nga dita e parë e arrestimit, rasti i Spahiut është ndjekur nga afër nga institucionet e Republikës së Kosovës, të cilat kanë ofruar mbështetje të vazhdueshme dhe kanë kërkuar respektimin e të drejtave të tij themelore dhe standardeve ndërkombëtare të drejtësisë.
Sipas MPJD-së, akuzat e ngritura nga autoritetet serbe ndaj Spahiut kanë qenë të pabazuara dhe të motivuara politikisht, ndërsa paraburgimi i tij i zgjatur ka përbërë shkelje të së drejtës për proces të rregullt.
“Lirimi i z. Spahiu konfirmon se pretendimet e Serbisë nuk kanë qëndruar dhe se përdorimi i sistemit të drejtësisë për presion politik ndaj qytetarëve tanë duhet të marrë fund”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
MPJD ka falënderuar institucionet vendore dhe ndërkombëtare për angazhimin në trajtimin e drejtë të rastit dhe ka theksuar se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e çdo qytetari të Kosovës, kudo që ndodhet./IndeksOnline/



Të tjera
Aktuale
Kurti tregon pesë vendimet e para që do t’i marrë mandatin e radhës
Albin Kurti po synon një tjetër
Aktuale
Haradinaj: Pati skeptikë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, por i garantova që do të jetë e paqes
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në
Aktuale
Marrëveshje dhjetëra milionëshe, masat që i hoqi BE-ja
Bashkimi Evropian ka vendosur të heqë