Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk beson që ka ndodhur diçka e re dje, kur u pyet për deklaratën e Kurtit se e ka dhënë propozimin e tyre për kryetar të kuvendit, që është Albulena Haxhiu.
“Unë nuk besoj që dje ka ndodhë diçka e re përveç asaj që tash e 26 herë propozimi është duke u votuar, kështu që nuk besoj që është thënë diçka e re”.
Limaj ka shtuar se është i bindur që Kosova shumë shpejt do t’i ketë institucionet e veta.
“Ajo që mund të them unë është sido që të jetë vendi duhet të ketë një shumicë parlamentare, Nisma ka ofruar një mundësi që ne besojmë me qenë të përgjegjshëm për faktin që vendi duhet me pasë institucione pavarësisht si bëhet, pavarësisht çfarë shumice ndërtohet, partitë politike në fund të ditës secila jep përgjegjësinë e vet dhe pozicionimin e vet. Ne kemi dashur që duke e kuptuar situatën dhe nevojën e të pasurit institucione, duke kuptuar se institucionet krijohen vetëm përmes shumicës parlamentare, duke respektuar pozicionimin dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës, ne si parti me ato mundësi dhe vota që e kemi kemi dashur të jemi përgjegjshëm para votuesve duke e dhënë një mundësi, të tjerat secili jep përgjegjësinë e vet. Unë jam i bindur që Kosova shumë shpejt do t’i ketë institucionet e veta.”
“Derisa nuk ka ndryshim të gjendjes, sjellja jonë në kuvend do të jetë e njëjta si deri tani”, tha ai.
Ai u pyet nëse do të ketë Nisma tri vota për konstituimin e kuvendit nëse ai vetë nuk propozohet për kryeparlamentar.
“Unë flas pa shumicë parlamentare nuk mund të ndërtohet asnjë gjë, duhet një shumicë parlamentare, duhet një marrëveshje politike dhe me marrëveshje politike pastaj zgjidhen të tjerat”, tha ai.
Limaj e konfirmoi që është ftuar nga presidentja Osmani në takimin për konsultim rreth caktimit të datës së zgjedhjeve lokale
Të tjera
Ekskluzive
Vrasja e Charlie Kirk, Trump-amerikanëve: Ky është një moment i errët për të gjithë ne
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka
Aktuale
Kështu përgjigjet Vjosa Osmani kur pyetet se a do të rikandidoj për presidente
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është
Aktuale
Një i lënduar nga vetaksidenti në rrugën Prishtinë – Podujevë
Një person është lënduar sot në