Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se nuk ka marrëveshje me NISMA’n, pasi thotë se për bashkëpunim në të ardhmen e kërkoi pozitën e kryeparlamentarit.
Kurti thotë se në takimet me Limajn, ka mirëbesim e vullnet për bashkëpunim por jo edhe marrëveshje.
“NISMA është në Kuvend, kam pasur takime me Limajn, takimet kanë kaluar në një atmosferë, ku është rritur besimi, e mirëbesimi e vullneti për të bashkëpunuar, mirëpo nuk ka pasur marrëveshje. Për shkak të insistimit, si një lloj parakushti, për bashkëpunim në të ardhmen me pozitën për kryeparlamentarit”, tha ai
Tutje, Kurti thotë se nuk mund të ia jap pozitën e kryeparlamentarit një partie me 3 deputetë sic është NISMA, derisa thotë se është në koalicion me partinë Alternativa dhe Guxo, e cila kjo e fundit thotë se e ka dyfishin e deputetëve të NISMA’s.
Kurti thekson se kjo është e pamundur, pasi sipas tij, e dëmton marrëveshjen që ka me Guxo dhe Alternativa.
“Tash unë jam në koalicion me partinë Guxo dhe Alternativa, partia Guxo i ka 6 deputetë, dhe tash një parti me 3 deputetë, të ja jap kryeparlamentarin kur e kam koalicion me një parti që e ka dyfishin, kjo e dëmton pariparueshëm arkitekturën e marrëveshjes paraprake që ka VV me partinë Guxo dhe Alternativa, pra nuk ishte gjë e mundur”, tha ai.
Tutje ai tha se NISMA ia mundësoi AAK’së që ta kalojë pragun në këto zgjedhje.
“Fatmir Limaj është kthyer në kuvend, që NISMA që do duhej të jetë parti si motër me VV, i ka tre deputetë në Kuvend. Mos të harrojmë jo vetëm që u rikthye në Kuvend, por ia mundësoi AAK ta kalojë pragun. Pa NISMËN, AAK do të ngelej nën prag”, tha ai në RTK.
Të tjera
Aktuale
KQZ nuk e certifikon Listën Srpska për pjesëmarrje në zgjedhjet e 12 tetorit- 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime
Lista Srpska nuk është certifikuar për
Aktuale
Supremja ia kthen Apelit për përmirësim rastin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut
Prishtinë- Gjykata Supreme ia ka kthyer
Aktuale
Flasin nga Komuna e Pejës, japin detaje për rastin e zyrtarit që u xhirua duke konsumuar narkotikë
Zëdhënësi për Media i Komunës së