Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha se gjatë javës do të takohet me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të “bashkëbiseduar për të dalë prej kësaj situate”. Ai shprehu dëshirën dhe gatishmërinë për “ta ndihmuar” LVV-në për formimin e qeverisë së ri.
“Gjëja e parë elementare është komunikimi, bashkëbisedimi mes njerëzve dhe politikanëve për të dalë nga kriza. Qysh me dalë nga kriza nëse nuk bisedohet”, tha ai.
Kjo situatë, Limaj tha se “është bërë e tepërt”, ndërsa me Kurtin, të cilit iu referua si “Kryeministër”, tha se do të tentojnë ta gjejnë një zgjidhje.
“Do të bisedoj me Kryeministrin për të ardhur deri te një moment i zgjidhjes së situatës. Natyrisht t’i shohim mundësitë çka varet nga ai dhe çka varet nga ne që të tejkalohet kjo krizë”, tha ai.
Limaj tha se “njerëzit duhet të flasin, duhet të marrin përgjegjësi” dhe se Nisma është e hapur për bashkëpunim.
“Nga Nisma, në këtë rast është dëshira, gatishmëria, veprimi konkret për ta gjetur një zgjidhje”, tha ai.
Kosova, tha Limaj, “ka votuar për qeverinë, për të pasur një kryeministër, një qeveri”, ndërsa shtoi se do ta ndihmojë LVV-në për ta bërë atë.
“Është partia e parë që ka marrë shumicën e votave dhe ne po duam dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë për përmbushjen e vullnetit të shumicës”.
Të tjera
Aktuale
Krejt çka u gjet në banesën e zyrtarit komunal në Pejë
Një bastisje e Policisë në Pejë
Aktuale
Ishte djalë hasreti, ky është i riu që vdiq në aksidentin e sotëm në Dollc
Një aksident i rëndë komunikacioni i
Aktuale
Arrestohet zyrtari i Komunës së Pejës, u filmua duke konsumuar lëndë që dyshohet se janë narkotike
Policia e Kosovës ka arrestuar një