Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në kuadër të zbatimit të Ligjit për të Huaj dhe Ligjit për Automjete, nga dita e djeshme ka filluar fushata informuese për qytetarët në të gjitha pikat kufitare të Republikës së Kosovës, si dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Sipas ministrisë, kjo fushatë synon vetëdijesimin e qytetarëve lidhur me procedurat ligjore që duhet të ndiqen me rastin e hyrjes dhe qëndrimit në Republikën e Kosovës, si dhe me rregullat që ndërlidhen me drejtimin e automjeteve në territorin e vendit tonë.
Fushata do të zgjasë deri më 15 mars 2026.
Ministria e Punëve të Brendshme ka falënderuar zyrtarët policorë për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar, si dhe qytetarët për bashkëpunimin.



Të tjera
Aktuale
Kreu i Odës Ekonomike Amerikane: Qeveria e Kosovës të tregohet serioze në raportet me SHBA
Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në
Aktuale
Ligji për të Huajt dhe ai për Automjete, Kosova me fushatë në pika kufitare e Aeroport
Ministria e Punëve të Brendshme njofton
Aktuale
Në Fushë Kosovë të hënën nis mësimi që u shty për shkak të përmbytjeve
Të hënën e 19 janarit do