Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) ka alarmuar për krizën e paprecedentë që sipas tyre po ndikon direkt në zhvillimin ekonomik të vendit.
Mungesa e institucioneve funksionale dhe mosratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare po sjellin humbje të mëdha financiare, duke penguar transformimin e Kosovës në një ekonomi më konkurruese dhe të qëndrueshme, thuhet në komunikatën e lëshuar për media.
“Sipas të dhënave të LBK-së, që nga fillimi i vitit 2024 deri në gjysmën e parë të vitit 2025, Kosova ka humbur rreth 600 milionë euro për shkak të pamundësisë për të përfituar fonde ndërkombëtare në sektorë kyç si mjedisi, energjia dhe kultura.
Në një kohë kur Ballkani Perëndimor po përfiton mbështetje financiare të avancuar nga Bashkimi Evropian, Kosova rrezikon të mbetet prapa, duke humbur mbi 60 milionë euro parafinancim, pjesë e paketës prej 880 milionë eurosh të Planit të Rritjes së BE-së. Këto fonde janë jetike për investime strategjike në infrastrukturë, energji, digjitalizim dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.
Ngërçi institucional ka bllokuar jo vetëm fondet nga BE-ja, por edhe:
90 milionë euro nga Banka Botërorembeten të ngrira për shkak të mosfunksionimit të Kuvendit,
Besimi i bizneseve po dobësohet, investimet e huaja ngadalësohen dhe projektet buxhetore nuk po zbatohen.
LBK vlerëson se Kosova po humb mbi 1.2 milionë euro në ditë për shkak të krizës institucionale – një ngarkesë e rëndë për një ekonomi të brishtë dhe në fazë zhvillimi.
Lidhja e Bizneseve të Kosovës i bën thirrje të gjitha subjekteve politike që të veprojnë me përgjegjësi dhe urgjencë për t’i dhënë fund ngërçit institucional, i cili po dëmton rëndë shtetin dhe qytetarët.
Çdo ditë pa institucione funksionale është një ditë më shumë drejt regresit ekonomik, izolimit ndërkombëtar dhe humbjes së mundësive historike për zhvillim”, shkruhet tutje në njoftim.



Të tjera
Aktuale
Martens, Osmanit: Kam raportuar për oligarkët rusë, kriminelët serbë të luftës, e s’jam paditur kurrë…
Gazetari i FAZ, Michael Martens, thotë
Aktuale
“Gjasat më të mëdha për tu zgjedhë president i ka Abdixhiku – Kurtit nuk i konvenon Osmani
Analisti Nexhmendin Spahiu tha në Pressing
Aktuale
VV në mbrojtje të shkeljes që bëri, sulmon Kushtetuesen
Gjykata Kushtetues e Republikës së Kosovës