Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj të thellë për vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën.
Sipas LBK-së, ky zhvillim përbën një sinjal serioz për aspiratat ekonomike dhe diplomatike të vendit tonë dhe ngre shqetësime për marrëdhëniet me aleatin tonë më të madh dhe më të besueshëm historikisht.
Mes të tjerash, në reagimin e Lidhjes së Bizneseve të Kosovës thuhet:
“Kosova nuk ka luksin të humbasë mbështetjen e SHBA-së. E ardhmja jonë ekonomike, siguria dhe zhvillimi afatgjatë janë të ndërlidhura ngushtë me këtë partneritet strategjik. Çdo hap që cenon këtë marrëdhënie dobëson perspektivën tonë për stabilitet dhe për integrim në ekonominë globale.
Në këtë moment vendimtar, është e domosdoshme që institucionet e Kosovës , skena politike, të tregojnë përgjegjësi të lartë politike dhe të rikthejnë menjëherë koordinimin me partnerët amerikanë. Vetëm përmes një klime të qëndrueshme politike dhe diplomatike mund të sigurohet besimi i investitorëve, të hapen tregje të reja dhe të gjenerohen mundësi të qëndrueshme për bizneset dhe qytetarët.
Marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara nuk është vetëm një çështje politike – ajo është themeli i stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës. Prandaj, çdo veprim duhet të jetë në funksion të ruajtjes dhe forcimit të kësaj lidhjeje jetike.
Lidhja e Bizneseve të Kosovës mbetet e përkushtuar në mbështetjen e partneritetit strategjik Kosovë–SHBA dhe do të kontribuojë në çdo nismë që avançon këtë marrëdhënie, si garanci për prosperitetin dhe të ardhmen e sigurt të Republikës së Kosovës
Kosova nuk ka partner më të madh dhe më të besueshëm se Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Marrëdhënia me SHBA-në është garancia jonë më e fortë për stabilitet politik, siguri dhe zhvillim ekonomik afatgjatë.
Lidhja e Bizneseve të Kosovës u bën thirrje institucioneve të vendit të veprojnë me përgjegjësi të lartë politike dhe diplomatike, duke riforcuar koordinimin me partnerët amerikanë dhe duke rikthyer besimin në këtë raport strategjik.
Vetëm përmes një qasjeje të qëndrueshme dhe bashkëpunuese, Kosova mund të mbrojë interesin e saj kombëtar, të sigurojë investime të reja dhe të krijojë mirëqenie për qytetarët e saj.”



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet