Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe ata të Bashkimit Evropian, sot do të mblidhen në Shkup.
Ata do të diskutojnë mbi zbatimin e Planit të Rritjes për rajonin në samitin dyditor që nisi dje e do të mbahet edhe sot në Shkup.
Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut pritet të jenë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Ata do të jenë folës në diskutimin për planin e rritjes.
Agjenda:
1 Korrik 2025
Ora 09:30 – 14:00, Vendi: Hilton Double Tree Hotel, Shkup
Pjesëmarrës: Liderët e Ballkanit Perëndimor, Ministrat për Çështje Evropiane, Komisioni Evropian, Shërbimi i Jashtëm Evropian, organizatat rajonale dhe bankat zbatuese (EIB, BERZH, BB, etj.)
09:30 – 10:00
Mirëseardhje dhe deklarata për media
10:00 – 10:20
Fjalët hyrëse:
Kryeministri Hristijan Mickoski
Komisionerja për Zgjerim Marta Kos
10:20 – 12:00 | Paneli I: “Plani i Rritjes – Vlerësimi, puna e ardhshme dhe komunikimi”
Moderator: Kryeministri Mickoski
Temat:
Rishikimi i Planit të Rritjes në të gjitha shtyllat
Diskutim për iniciativat e reja në kuadër të Shtyllës 1 (turizmi, mbrojtja e konsumatorit, autostrada e tregut të përbashkët)
Folësit:
Liderët e Ballkanit Perëndimor (Rama, Kurti, Vuciq, Spajic, Krishto – në rend alfabetik) Komisionerja Kos
12:00 – 12:15
Foto familjare – Liderët dhe Komisionerja Marta Kos
12:15 – 12:45
Konferencë për media – Kryeministri Mickoski & Komisionerja Kos
(12:15 – 14:00 rezervuar për takime bilaterale)
12:45 – 14:00 | Paneli II: “Zgjerimi i Shtyllave të Planit të Rritjes”
Moderator: Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani
Temat:
Zbatimi i agjendave të reformave
Tregu i përbashkët rajonal
Folësit:
Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim Gert Jan Koopman
Përfaqësues të Shërbimit të Jashtëm Evropian
Ministrat për Çështje Evropiane të Ballkanit Perëndimor
Drejtues të CEFTA, Këshilli Rajonal për Bashkëpunim, BERZH, BB, etj.
14:00 – Foto familjare për Ministrat dhe partnerët zbatues
14:10 – Drekë




Të tjera
Uncategorized
Wie Antiphonal Sein Bwin Cassinos Kunden Halten . Europäische Union Collect Bonus online casino buitenland www mojicaffe org
Starten loslegen auf Jackpota Glücksspielkasino schießen
Uncategorized
Bagside An Møde TTJL Gambling Casino Tilbage På Min Mobile Enhed Denmark Get Bonus Now Mrbet Casino Online
udskyd Spil og varm principal alternativ
Uncategorized
Handheld Players JOIN Races Without Issues On Any Platform. – British market Play & Claim Seven Casinos
The casino ‘s space-themed aesthetic make