Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, ka thënë se rritja e çmimit të rrymës dhe liberalizimi i tregut të energjisë, po i shfaqin pasojat e para negative.
Nga DHTIK thuhet se ata kishin paralajmëruar se një rritja e menjëhershme e çmimit të energjisë, bashkë me liberalizimin e tregut ‘‘i cili u përcoll me shumë shkelje’’, do të reflektonte në rritje të kostove të prodhimit dhe, si pasojë, të çmimeve të produkteve për qytetarët.
‘‘Prandaj, DhTIK kërkon nga institucionet përgjegjëse që të rishqyrtojnë politikat aktuale të çmimeve të energjisë dhe të marrin masa të menjëhershme për të mbrojtur bizneset dhe konsumatorët nga pasojat e rënda ekonomike’’, thuhet mes tjerash në komunikatë.
Postimi:
Rritja e çmimit të energjisë dhe liberalizimi, i shfaqin pasojat e para negative
Paralajmërimet tona për rritje të çmimeve të produkteve shkaku i rritjes së çmimit të energjisë për 16.1%, po ashtu edhe liberalizmit të tregut të energjisë, tashmë po vërtetohen edhe nga institucionet përgjegjëse.
Sipas të dhënave të fundit të prezantuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, çmimet e prodhimit pësuan ngritje për 4,1% ndërmjet TM2 2025 (prill, maj, qershor).
Sipas ASK-së, ngritjet më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (16,7%); shtypja dhe riprodhimi i mediave të incizuara (9,3%); prodhimi i veshjeve (6,7%); prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (4,2%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (2,5%); prodhimi tjetër p.k.t. (1,9%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (1,6%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (1,4%); përpunimi i produkteve ushqimore (0,8%); nxjerrja e xehes së metalit (0,3%); prodhimi i pajisjeve elektrike (0,3%); prodhimi i tekstilit (0,2%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (0,1%).
DhTIK kishte paralajmëruar se një rritje e tillë e menjëhershme e çmimit të energjisë, e kombinuar me procesin e liberalizimit të tregut, i cili u përcoll me shumë shkelje, do të reflektonte në rritje zinxhirore të kostove të prodhimit dhe, si pasojë, të çmimeve të produkteve për qytetarët.
Këto rritje e bëjnë edhe më të vështirë konkurrueshmërinë e bizneseve vendore dhe rrezikojnë kapacitetin e tyre për të ruajtur vendet e punës.
Prandaj, DhTIK kërkon nga institucionet përgjegjëse që të rishqyrtojnë politikat aktuale të çmimeve të energjisë dhe të marrin masa të menjëhershme për të mbrojtur bizneset dhe konsumatorët nga pasojat e rënda ekonomike.
Të tjera
Sport
Përfundon shorti i Champions League, këto janë të gjitha përballjet e grupeve
Është hedhur shorti për fazën e
Aktuale
Burgjet pa pajisje të reja sigurie, asnjë kompani nuk kaloi filtrin (Dokument)
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ditë
Showbiz
Era Istrefi shfaqet në gjendje jo të mirë shëndetësore
Këngëtarja e njohur, Era Istrefi, ka