Gjykata Kushtetuese ka vendosur që seanca konstitutive nuk ka përfunduar, dhe për rrjedhojë Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar pa zgjedhjen e një Nënkryetari të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb.
Gjykata Kushtetuese i ka numëruar 12 ditë afat të mbetura të seancës konstitutive nga Aktgjykimet e kaluara, dhe se 12 ditëshi afat nis të numërojë prapa në publikimin e Aktgjykimit dhe hyrjes së saj në fuqi me t’u publikuar në Gazetën Zyrtare.
Ajo që bie në sy është referenca që Gjykata ka përdorur në këtë njoftim e që ka të bëjë me rregulloren e Kuvendit të Kosovës, e cila është miratuar më 22 korrik të vitit 2022. Thënë ndryshe, u propozua, përpilua dhe votua nga Vetëvendosje.
“…gjatë procedurës së zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, të ushtrojnë funksionin e tyre kushtetues në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.
Pse është e rëndësishme kjo referencë?
Referenca saktësisht te rregullorja e Kuvendit, ka të bëjë me faktin se në rregullorën e Kuvendit e cila ishte miratuar në vitin 2010, dhe e cila ishte në funksion derisa Vetëvendosje e ndryshoi, në lidhje me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.
Në rregullorën e vjetër thuhej kështu, në nenin 12 pika 5, “Kryesuesi i mbledhjes konstituive të legjistlatruës kërkon nga deputetët që mbajnë vende të garantuara për komunitetin serb dhe nga deputetët që mbajnë vende të garantuara për komunitetet e tjera, që nuk janë shumicë, ta propozojnë nga një kandidat për nënkryetar të Kuvendit. Nënkryetarët, sipas kësaj pike, zgjidhen me shumicën e votive të deputetëve të Kuventit” – thuhet aty.

Pse rregullorja e re e “favorizon” Listën serbe?
Rregullroja e re, e propozuar dhe votuar nga Vetëvendosje, në nenin 12 të kapitullit, Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit, thuhet kështu:
“Kandidati për nënkryetar të Kuvendit nga rradhët e komunitetit serb propozohet nga shumica e deputetëve serb…”
Pra, është pikërisht rregullorja e re, e cila e ka paraparë fjalinë “nga shumica e deputetëve serb”, e që në këtë rast shumicën e atyre deputetëve i ka Lista Serbe.




Të tjera
Uncategorized
REL: Sharje për vota – programet mbeten në hije
Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”,
Uncategorized
Dogana zbulon barna të paligjshme në Prishtinë, sekuestron sasi të konsiderueshme
Zyrtarët doganorë, gjatë një kontrolli të
Uncategorized
Rukiqi godet pushtetin e Kurtit: Po blejnë energji elektrike që origjinën e ka në Serbi
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, në