Një rast i rëndë i dhunës në familjë ka ndodhur pas mesnate në qytetin e Prizrenit, ku një grua dhe vajza e saj e mitur kanë mbetur të plagosura rëndë si pasojë e një sulmi me thikë. Të dyja aktualisht ndodhen nnë gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Rajonal të Prizrenit.
Detaje për IndeksOnline rreth gjendjes shëndetësore të viktimave ka dhënë shefi i Emergjencës, dr. Hekuran Veçgishti.
“Po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Janë sjellë në emergjencë në orën 00:45, kanë pas plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme radiologjike. Në konsultim me kirurgun, janë pranuar në trajtim të mëtejmë. Për momentin pacientet janë në mjekim intenziv qendror.”, ka theksuar ai.
Rreth orës 00:20, në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, policia ka marrë informacion për një rast të dhunës në familje. Njësia patrulluese është përgjigjur menjëherë, dhe me të arritur në vendngjarje, ka gjetur në rrugë një grua të gjakosur me plagë të shkaktuara nga mjet i mprehtë, thikë.
Viktimës i është ofruar ndihma e parë nga zyrtarët policorë dhe më pas nga ekipi i urgjencës.
Në katin e fundit të ndërtesës, është gjetur edhe vajza e saj e mitur, e plagosur rëndë dhe me gjakderdhje. Të dyja janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në spital, ku ndodhen nën mbikëqyrje të vazhdueshme në njësinë e mjekimit intensiv.
I dyshuari, bashkëshorti i gruas dhe babai i vajzës së miturështë arrestuar nga policia në hyrje të banesës. Ai është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme.
Sipas Policisë, me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, ndaj të dyshuarit është lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh, nën dyshimin për: vrasje e rëndë në tentativë”, dhe mbajtje pa leje të armës së ftohtë.
Prokuroria pritet që brenda afatit ligjor të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.
Të tjera
Aktuale
Kosova rrezikon fondet e BE-së për shkak të mungesës së institucioneve funksionale
Komisioni Evropian ka njoftuar dje
Lajme
Balotazhi: Abrashi i VV-së bën koalicion me partinë e Emilja Rexhepit në Prizren
Lëvizja Vetëvendosje ka arritur marrëveshje
Aktuale
Verifikohen afër 95% të votave, dallimi mes Tahirit dhe Pecit është 228 vota
Në Qendrën Komunale të Numërimit në