Presidentja Vjosa Osmani ka thirrur seancën konstituive të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për datën 15 prill.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në përputhje me autorizimet kushtetuese dhe afatet ligjore, ka thirrur mbledhjen e parë të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill 2025”, ka thënë Presidenc
E partia e cila ka dalë e para në këto zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje, ka filluar takimet me përfaqësuesit e pakicave për të siguruar numrat e nevojshëm për formimin e Qeverisë së re.
Por a pritet t’i sigurojë numrat e nevojshëm, Lëvizja Vetëvendosje, si parti e parë për formimin e institucioneve?
Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic”, ish-deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.
Ai tha se ky subjekt politik nuk është tashmë i besueshëm as brenda spektritk politik të brendshëm dhe as tek miqtë ndërkombëtarë.
Lekaj tha se kjo parti, si e para e dalë në zgjedhje, ka të drejtën të provojë por se e njëjta pritet të dështojë në krijimin e Qeverisë.
“Partia e VV-së nga disfata dhe zhgënjimi i marrë në zgjedhjet e fundit, nuk po arrin ta marrë veten dhe nuk po arrin të operojë me vigjilencë e ta krijojë Qeverinë e Kosovës.Partia e Kurtit nuk ështê më e preferuara e qytetarëve, e partive tjera dhe e fuqive ndërkombëtare, dhe kjo do ta penalizojë VV që të bëjë fomimin e Qeverisë së vendit.Ka një zhgënjim të përgjithshëm ndaj VV-së e cila dështoi në udhëheqjen dhe qeverisjen e vendit për dy mandate, prandaj edhe kjo parti nuk është e besueshme as brenda spektrit politik të brendshëm dhe as miqëve e fuqive ndërkombëtare të Kosovës.Në bazë të ligjeve dhe rregulloreve të shtetit tonë, partia e VV-së ka të drejtën të provojë, por mendojë që do të dështojë të krijojë Qeverinë e Kosovës” tha Lekaj
Të tjera
Showbiz
Xheneta “ndez” Spanjë, fotot me bikini po çmendin rrjetin
Influencerja e njohur Xheneta Fetahu po
Aktuale
“Solla paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë”, Trump nuk i ndal lapsuset gjeografike
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald
Aktuale
U raportua e zhdukur nga djali – gruaja nga Fushë Kosova gjendet pas dy muajsh tek i dashuri në Shkup
Një rast i raportuar si “person