Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, uruar ditën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke thënë se këto të fundit janë shembulli më domethënës i angazhimit për një botë më të drejtë, më paqësore dhe më të sigurt. Ai ka deklaruar edhe se SHBA-të për shumë shtete, përfshirë edhe Kosovën, janë model frymëzimi dhe mbështetjeje, shkruan Gazeta Express.
Nga i pari i LDK-së është theksuar edhe se kontributi i SHBA-ve për lirinë, shtetformimin dhe forcimin e Kosovës është i jashtëzakonshëm dhe i pazëvendësueshëm.
”Miqësia ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve është themel historik dhe vizion politik i pandryshueshëm, ashtu siç e artikuloi qartë Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova: “Kosova shtet i pavarur e sovran, i integruar në NATO dhe BE, dhe me miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.””, thuhet në postimin e LDK-së.
Postimi:
Mesazhi i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës:
Urime Dita e Pavarësisë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës
4 Korriku i vitit 1776 shënon një prej datave më të rëndësishme në historinë botërore – shpalljen e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo ngjarje nuk është vetëm lindja e një shteti në kuptimin formal, por lindja e një vendi që identifikon luftën për lirinë e të gjithë popujve, për demokracinë dhe prosperitetin nëpër botë. Në historinë politike të krijimit të shteteve, SHBA-të janë themelues dhe pishtar i të drejtës universale për të jetuar të lirë secili popull kudo në botë.
SHBA-të pra janë shëmbulli më domethënës i angazhimit për një botë më të drejtë, më paqësore dhe më të sigurt. Për shumë shtete, përfshirë edhe shtetin tonë, Republikën e Kosovës SHBA-të janë model frymëzimi dhe mbështetjeje.
Kontributi amerikan për lirinë, shtetformimin dhe forcimin e Republikës së Kosovës është i jashtëzakonshëm, i pazëvendësueshëm.
Miqësia ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve është themel historik dhe vizion politik i pandryshueshëm, ashtu siç e artikuloi qartë Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova: “Kosova shtet i pavarur e sovran, i integruar në NATO dhe BE, dhe me miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”
Në këtë ditë të madhe, në emër të anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe emrin tim personal, uroj Qeverinë dhe popullin amerikan për Ditën e Pavarësisë.
Urime 4 Korriku!
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Zoti e bekoftë miqësinë e përhershme ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve!



Të tjera
Aktuale
EWB: Draft-raportet e PE për Kosovën dhe Serbinë theksojnë krizat politike në të dyja vendet
Draft-raportet mbi Kosovën dhe Serbinë iu
Aktuale
KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
KEDS ka treguar se ku do
Aktuale
Aksident trafiku në Prishtinë, përfshihen katër vetura, foto
Një aksident i rëndë trafiku ka