Në Nordrhein-Westfalen të Gjermania u themelua Nëndega e dytë e Lidhja Demokratike e Kosovës për Dortmund me rrethinë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në konsolidimin dhe zgjerimin e strukturave organizative të partisë në diasporë. Me këtë rast, Dega II e LDK-së në Gjermani pasurohet edhe me një nëndegë të re aktive dhe energjike.
Kuvendi zgjedhor, i mbajtur më 30 nëntor 2025, mblodhi rreth 50 pjesëmarrës, shumica prej tyre të rinj, të cilët shprehën gatishmërinë e tyre për t’u bërë pjesë e angazhimeve politike dhe organizative në kuadër të LDK-së. Punimet e Kuvendit u udhëhoqën nga Këshilli Nismëtar per themelimin e Nëndegës Dortmund,qe e kryesoi z. Refki Ahmeti dhe u zhvilluan në përputhje të plotë me rregulloren e punës për zgjedhjen e komisioneve, kryesisë dhe kryetarit. Kuvendi pati mbështetje dhe përkujdesje të drejtpërdrejtë nga tre përfaqësues të Nëndega e LDK-së për NRW, njëri prej të cilëve i autorizuar nga Dega II për vëzhgim.
Me votë unanime, Kuvendi zgjodhi për kryetar z. Shefqet Daci, si dhe Kryesinë prej 9 anëtarësh, duke krijuar një ekip të ri udhëheqës me vizion dhe përkushtim për të kontribuar në rritjen e rolit të LDK-së në këtë zonë.
Në fjalën e tij, përfaqësuesi i Kryesisë së Degës II dhe Nëndegës NRW, z. Jakup Gërguri, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, kryetarin e zgjedhur dhe Kryesinë e re për angazhimin dhe kontributin e tyre, duke theksuar rëndësinë e bashkërendimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm mes strukturave të LDK-së në diasporë. Ai po ashtu falënderoi kryetarin Daci për punën dhe kontributin e dhënë deri më tash edhe në kuadër të Nëndegës NRW, duke shprehur vullnetin e tij për partneritet të qëndrueshëm mes dy nëndegëve në të ardhmen.
Kryetari i sapozgjedhur i Nëndegës Dortmund, z. Shefqet Daci, falënderoi delegatët për besimin e dhënë dhe u zotua se do të punojë me përkushtim maksimal, në shërbim të LDK-së, me qëllim arritjen e rezultateve sa më të mira. Ai po ashtu shprehu mirënjohje për përfaqësuesit nga Nëndega NRW dhe deleguarit e Degës II për vëzhgimin dhe mbështetjen e tyre, duke konfirmuar bashkëpunim të vazhdueshëm në frymën e programit dhe vlerave të LDK-së.
Pjesëmarrësit u ndanë nga Kuvendi tejet të kënaqur dhe të motivuar, duke e cilësuar këtë takim si një moment të rëndësishëm, i cili u krijon mundësinë që aktivitetet dhe organizimet politike t’i zhvillojnë tashmë në qytetin e tyre, pa pasur nevojë të udhëtojnë larg.
Dortmund, 30.11.2025
Jakup Gërguri
Jakup Gërguri



Të tjera
Uncategorized
Wie Antiphonal Sein Bwin Cassinos Kunden Halten . Europäische Union Collect Bonus online casino buitenland www mojicaffe org
Starten loslegen auf Jackpota Glücksspielkasino schießen
Uncategorized
Bagside An Møde TTJL Gambling Casino Tilbage På Min Mobile Enhed Denmark Get Bonus Now Mrbet Casino Online
udskyd Spil og varm principal alternativ
Uncategorized
Handheld Players JOIN Races Without Issues On Any Platform. – British market Play & Claim Seven Casinos
The casino ‘s space-themed aesthetic make