Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar ashpër pas vendimit të kandidatit të saj për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, për të bërë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje në balotazhin e 9 nëntorit, duke e cilësuar këtë veprim si individual, të paautorizuar dhe në kundërshtim me procedurat statutare të partisë.
Në një komunikatë për media, LDK-ja ka sqaruar se nuk ka dhënë dhe nuk do të japë autorizim për ndonjë koalicion lokal pa ndjekur procedurat e saj të brendshme.
“Veprimet e kandidatit tonë në Vushtrri për të lidhur koalicion me një parti tjetër, janë veprime individuale, të papranueshme dhe në kundërshtim me procedurat statutare të Lidhjes Demokratike të Kosovës,” thuhet në reagim.
Partia njofton se fillimisht do të analizojë performancën e kandidatit dhe të degës së saj në Vushtrri, dhe më pas do të ndërmarrë hapat përkatës në përputhje me Statutin.
“Veprimet e tjera, sikurse ky i sotmi, janë pa ndonjë vlerë dhe në kundërshtim me praktikën demokratike të LDK-së. Si të tilla, ato do të marrin trajtim procedural sipas Statutit pas përfundimit të garës lokale. LDK-ja tani është e fokusuar në garën e saj elektorale të balotazhit dhe jo në garën e partive tjera”, thuhet në njoftim.
Xhafer Tahiri, i cili nuk arriti të kalojë në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, ka bërë të ditur publikisht se do të mbështesë kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje në balotazh – një vendim që ka shkaktuar reagim të ashpër brenda LDK-së.



Të tjera
Aktuale
“Armëpushimi” e shtrenjton naftën, MINT i publikon çmimet tavan të derivateve për sot
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Aktuale
Aksident i rëndë në Obiliq – 15-vjeçari përfundon në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Rasti i rëndë në Deçan ku vdiq një punëtor, Policia: Po hetojmë rastin
Një rast i rëndë ka ndodhur