Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka publikuar të martën mbrëma letrën që ia dërgoi kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në përgjigje të ofertës së kryeministrit në detyrë për formimin e një koalicioni. Letra pasqyron qëndrimet që kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i shprehu më herët gjatë ditës, shkruan Gazeta Sinjali.
Abdixhiku refuzoi ofertën e Kurtit për bashkëpunim, duke propozuar në vend të kësaj formimin e një qeverie tranzitore deri në zgjedhjen e presidentit.
“Kryetari Abdixhiku e ka njoftuar z. Kurti se qëndrimet dhe bindjet e LDK-së mbesin konsistente. Kryetari Abdixhiku propozon fillimin e një procesi të ri konsultativ, që parasheh përfshirjen e partive politike parlamentare shqiptare, me qëllim formimin e një Qeverie Nacionale të Tranzicionit.
Kjo Qeveri Nacionale e Tranzicionit do të ketë afat të caktuar, qëllime të qarta politike dhe ekzekutive, program dhe agjendë ekzekutive të dakorduar, si dhe kryeministër dhe kabinet përfaqësues dhe unifikues. LDK-ja shpreh gatishmërinë të drejtojë këtë proces konsultativ për të zgjidhur krizën aktuale dhe garantimin e stabilitetit kombëtar në vend”, thuhet ndër të tjera në letrën e LDK-së.





Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite