Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka vlerësuar pozitivisht takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani me përfaqësuesit e partive politike, duke theksuar se është një hap i rëndësishëm që të gjithë janë ulur bashkë në një tavolinë.
Sipas saj, kjo iniciativë ka qenë pikënisje e LDK-së, e cila që nga fillimi ka propozuar një qasje gjithëpërfshirëse për tejkalimin e situatës.
“Konsideroj që është lajm i mirë që partitë po ulen të gjitha së bashku të ftuara nga presidentja, edhe pse iniciativa me u ulë bashkë, ka qenë propozim i yni”, deklaroi Bajrami.
Ajo bëri të ditur se në këtë takim, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të paraqesë në detaje propozimin për një qeveri tranzicioni, të cilën e konsideron si zgjidhjen më të mirë në rrethanat aktuale politike.
“Kryetari do të shpalos idenë me detaje të tjera, me shansën për ta argumentuar pse konsiderojmë që kjo është zgjidhja më e mirë e mundshme për situatën ku gjendemi. Një qeveri gjithëpërfshirëse do të mund të bëhej komplet në rezultatin e votave”, shtoi ajo.
Bajrami theksoi se LDK-ja nuk ka kërkuar poste qeveritare dhe nuk ka ushtruar asnjë lloj presioni ndaj askujt.
“Nuk kemi kërkuar dikastere, as nuk kemi kushte, por e kemi elaboruar pse kjo është zgjidhja më e mirë e mundshme. Nuk kemi bërë trysni, ne nuk kemi kërkuar e as ushtruar presion që të votohet në formë të caktuar. Ka qenë qëndrim i partisë, ndaj të cilës ka pasur përkrahje”, përfundoi ajo.



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite