Ish-asamblisti i LVV-së në Prishtinë, Berat Lahu, ka hedhur poshtë pretendimet e zyrtarëve të LVV-së, të cilët pretenduan se kompania energjetike e Vuk Hamoviqit, EFT, nuk është licencuar gjatë mandatit të Qeverisë Kurti 2.
Lahu, në një paraqitje televizive të para pak ditëve, tha se kompania e oligarkut serb Hamoviq, EFT, është licencuar nga ZRrE në vitin 2021.
Por, ish-deputeti i LVV-së, Armend Muja dhe ish-ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mohuan deklarimet e Lahut, duke pretenduar se kompania funksionon që nga viti 2008 në Kosovë.
E Lahu, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar dokumente që thotë se mbështesin pretendimin e tij.
“Unë, Berat Lahu, nuk po shpif. Armend Muja dhe Artane Rizvanolli më mirë është ta pranojnë se sa të përpiqen ta fshehin të vërtetën e tmerrshme dhe të pabesueshme të licencimit të EFT. Më 02 shtator 2021, është licensu EFT, nga ZRRE”, shkroi Lahu.
Unë, Berat Lahu, nuk po shpif.
Armend Muja dhe Artane Rizvanolli më mirë është ta pranojnë se sa të perpiqen ta fshehin te vërtetën e tmerrshme dhe të pabesueshme të licencimit të EFT.
Me 02 Shtator 2021, është Licencu EFT, nga ZRRE.





|
178
|




Të tjera
Lajme
SHBA nis operacionin “Epic Fury” me dronë kundër Iranit
Forcat e Shteteve të Bashkuara kanë
Lajme
Arifi: Kurti tradhtinë e ka në gjak, edhe Serbia e ka vërejtur këtë
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, akuzoi
Ekskluzive Lajme
Osmani sqaron çarjen e parë me Kurtin: Ndodhi për…..
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka