Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e së enjtes në Prevallë të Prizrenit, ku një shtetas amerikan ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motor.
Siç mëson Sinjali, viktima është Angel Antonio Romo (24-vjeç), i cili dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motorin dhe është rrokullisur, duke pësuar lëndime fatale.
Rasti është raportuar rreth orës 17:00, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore, ekipet emergjente, zjarrfikësit si dhe njësitë përkatëse hetimore.
Sipas mjekëve të emergjencës, i riu ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të marra.
Në vendngjarje kanë intervenuar edhe hetimet rajonale dhe krim-teknika, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe dokumentimin e provave.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në vazhdim.



Të tjera
Aktuale
Gjobitet “Klub Invest” me 30 mijë euro pas shembjes së rrugës në Prishtinë
Pas shembjes së rrugës “Don Shtjefën
Lajme
Propozimet e opozitës për rend dite kalojnë me mbi 80 vota, Haxhiu si me shaka: Veç edhe presidenti na ka mbetë
Propozim i PDK-së për Rezolutës për
Lajme
Kuvendi miraton rezolutën e PDK-së për luftën me 86 vota
Kuvendi i Kosovës ka miratuar propozimin