Ky është polici shqiptar që u kap nga Dogana e Kosovës me 1 milion euro në Merdare

Drejtoria e standardeve profesionale në policinë e shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra inspektorin Aurel Kaziupasi u kap së bashku me 2 të tjerë duke tentuar të fusin nga Serbia në Kosovë 1 milionë euro të pa deklaruara. 

Për pezullimin raporton Top Channel, ndërsa shkruan se polici me detyrë është agjenti i policisë kriminale në komisariatin e Kamzës.

Rasti u zbulua nga Prokuroria Speciale e Kosovës e cila ka ndaluar për 48 orë, policin shqiptar dhe 2 kosovare të identifikuar si Etnik Ahmaxhokaj dhe Ardit Laska të cilët janë të dyshuar për veprën penale të “pastrim parash”.

Automjeti tip furgon që dyshohet se i përket policit Aurel Kaziu u përzgjodh për kontroll të detajuar bazuar në analizën e riskut teksa po futej në territorin e Kosovës nga pikëkalimi kufitar i Merdares.

Fillimisht mjeti është kontrolluar me skaner me rreze X, ku është evidentuar një hapësirë të modifikuar në dysheme.

Më pas Policia Kufitare e Kosovës ka përdorur pajisje fibroskopike për kontroll më të thelluar dhe ka gjetur pakot e parave të cilat pas numërimit kanë rezultuar rreth 1 milion euro.

Të tjera