Sinjali sot ka raportuar ekskluzivisht për një grabitje që ka ndodhur në një market në fshatin Orlloviq të Obiliqit, ku një person ka hyrë brenda, ka shtyrë punëtorin e ka marrë një shumë parash nga arka dhe më pas është larguar në këmbë.
Siç mësoi Sinjali, nga punëtorët e pompës së derivateve ku ka ndodh grabitja, bëjnë me dije se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30 dhe se grabitësi ka vepruar pa armë apo mjete të tjera të rrezikshme, duke përdorur vetëm forcë fizike.
Lidhur me këtë grabitje, Sinjali ka siguruar pamje ekskluzive të personit të dyshuar, i cili tashmë është shpall në kërkim nga autoritetet:


Sipas informacioneve të para, i dyshuari është futur në market në këmbë, është afruar tek arka, ka shtyrë punëtorin duke e rrëzuar në tokë dhe më pas ka marrë rreth 300 euro para të gatshme. Pas grabitjes, i dyshuari është larguar në këmbë në drejtim.
I dyshuari përshkruhet si mashkull, rreth moshës 25-vjeçare, i veshur me xhup ngjyrë hiri dhe kapele.
Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë intervistuar dëshmitarët dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e autorit. Deri tani, nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa punëtori ka pësuar lëndime të lehta fizike si pasojë e shtyrjes.
Rasti është iniciuar si “Grabitje” dhe hetimet janë në zhvillim.



Të tjera
Aktuale
“Armëpushimi” e shtrenjton naftën, MINT i publikon çmimet tavan të derivateve për sot
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Aktuale
Aksident i rëndë në Obiliq – 15-vjeçari përfundon në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Rasti i rëndë në Deçan ku vdiq një punëtor, Policia: Po hetojmë rastin
Një rast i rëndë ka ndodhur