Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur në fshatin Gadime e Ulët, ku një grua është sulmuar brutalisht me sëpatë brenda shtëpisë së saj nga ish-bashkëshorti, pavarësisht se ndaj tij kishte urdhër mbrojtjeje aktiv.
I dyshuari, Kosovar Elshani nga Suhareka, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me një veturë Renault të kuqe dhe aktualisht ndodhet në arrati, mëson ekskluzivisht Sinjali.
Sipas informatave fillestare, viktima ka pësuar lëndime serioze në pjesën e kokës dhe është dërguar për trajtim mjekësor emergjent, ndërsa gjendja e saj shëndetësore po monitorohet nga ekipet mjekësore.
Policia ka nisur një operacion kërkimi në disa zona, duke vendosur pika kontrolli dhe duke bërë apel për bashkëpunim qytetar, në rast se dikush ka informacione lidhur me vendndodhjen e të dyshuarit.
Ngjarja rikthen edhe një herë në vëmendje rrezikun real që paraqesin rastet e dhunës në familje, sidomos kur urdhëresat mbrojtëse nuk respektohen.
Hetimet janë duke vazhduar dhe autoritetet pritet të japin detaje shtesë gjatë orëve në vijim.



Të tjera
Aktuale
Nis senaca për presidentin: Konjufca përballë Kollqakut, që të dy të Vetëvendosjes
Kosova ka hyrë në ditën
Lajme
Abdixhiku me ironi: Kushtetuta ndërrohet natën, besomëni s’ka bereqet
Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka
Aktuale
Nis seanca për ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit
Kosova ka hyrë sot në