Një aksident trafiku me pasojë fatale ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën Prizren–Prishtinë, në segmentin e njohur si Qafa e Duhles në Suharekë, ku humbi jetën një person dhe disa të tjerë u lënduan, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Sipas informacioneve të Sinjalit, më 28.09.2025, rreth orës 19:50, i dyshuari Florim Tahiri rreth 35-vjeçar derisa po drejtonte një veturë të tipit BMW 318i, me ngjyrë të kuqe metalike, ka humbur kontrollin e mjetit, duke kaluar në shiritin e kundërt të rrugës. Në ato momente, vetura është përplasur me pjesën frontale të një autobusi të tipit Neoplan, me ngjyrë të bardhë, që po lëvizte në drejtim të Prishtinës.
Nga ky aksident i rëndë, pasagjeri E. F. rreth 28-vjeçar ka mbetur i vdekur në vendngjarje, ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime: A. H. rreth 25-vjeçar – lëndime të rënda, ndodhet në repartin e ortopedisë në Spitalin e Prizrenit. • E. F. rreth 25-vjeçar – lëndime të lehta. • F.T. rreth 35-vjeçar, – lëndime të rënda, është transferuar nga Spitali i Prizrenit për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK, Prishtinë.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar ndalimin e shoferit të dyshuar për 48 orë. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi.
Burimet bëjnë me dije se në veturën e aksidentuar janë gjetur shishe birre, ndërsa hetimet për këtë rast po vazhdojnë nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet