Dje u zhvillua një prej operacioneve më të rëndësishme hetimore të ndërmarra nga organet e drejtësisë kundër zyrtarëve të lartë të Qeverisë Kurti, me në qendër Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Operacioni u zhvillua në kuadër të hetimeve për dy vepra penale: Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar – neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Ndihma – neni 33 i KPK-së
Në fokus të hetimit janë dy figura të rëndësishme: Faton Peci, ministër i MBPZHR dhe Bekim Hoxha, drejtor ekzekutiv i AUV.
Burime të sigurta të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se dyshimi që rëndon mbi ta është i qartë dhe konkret:
“Në periudhën 19.07.2024 deri 31.01.2025, në cilësinë e ministrit dhe drejtorit ekzekutiv, Peci dhe Hoxha dyshohet se në bashkëkryerje kanë tejkaluar kompetencat zyrtare për të përfituar çfarëdo dobie për vete apo për persona të tjerë, në lidhje me kontratën për funksionalizimin e fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore, të datës 18.09.2024, si dhe dhënien në shfrytëzim të saj”.
Të dyshuarit janë intervistuar në praninë e avokatëve mbrojtës, ndërsa një tjetër person është marrë në pyetje si dëshmitar.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ata janë liruar në procedurë të rregullt, por procesi hetimor është në vazhdim e sipër.
Ky është një ndër hetimet më të ndjeshme që prek nivelin ekzekutiv të Qeverisë dhe mund të prodhojë zhvillime të mëtejme politike dhe ligjore.



Të tjera
Uncategorized
MUP’i serb thotë se ka arrestuar një shtetas shqiptar në Merdare
Ministria e Brendshme e Serbisë, ka
Uncategorized
Nisma Socialdemokrate shkon e vetme në zgjedhje
Nisma Socialdemokrate ka konfirmuar pjesëmarrjen e
Uncategorized
Zjarri kaplon një autobus në Skënderaj
Një autobus është kapluar nga zjarri