Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Një aksident me fatalitet ka ndodh edhe dje në Gjilan. Për pasojë një këmbësor ka vdekur pasi është goditur nga një veturë.
Gazeta mëson se viktimë e këtij aksidenti ishte Shaqir Sylejmani, i cili ka ndërruar jetë pasi është dërguar në QKUK.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.



Të tjera
Aktuale
PDK mohon ofertën për postin e Presidentit
Partia Demokratike e Kosovës ka demantuar
Lajme Sport
Ndeshja Kosovë-Sllovaki, publikohen formacionet zyrtare
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka
Aktuale
FOX Business: Kosova pjesë e koalicionit ndërkombëtar për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit
Kosova është bërë pjesë e 30