Gazeta pak më parë raporoti për një rast të dhunimit që është raportuar në fshatin Ballofc të Podujevës, ku viktima ka deklaruar se në orët e para të mëngjesit të 12 qershorit është marrë me veturë nga një person mashkull dhe brenda automjetit është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Siç raportoi Sinjali, pas kallëzimit dhe veprimeve të shpejta hetimore, më 13 qershor është arrestuar i dyshuari rreth 23-vjeçar. I njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.
Gjatë intervistimit, ai ka pranuar se i ka ofruar ndihmë viktimës, por ka mohuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me të.
Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Kreshnik Mekollin.
Në rast janë përfshirë njësitet e hetimeve rajonale dhe është njoftuar Prokurori kujdestar për krime të rënda, i cili ka urdhëruar hapjen e rastit për veprën penale “Dhunim” si dhe ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.
Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet janë duke mbledhur prova shtesë për zbardhjen e plotë të ngjarjes tronditëse.



Të tjera
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga
Lajme
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet të mbajë mot