Kuvendi i Kosovës ka dalë me një njoftim zyrtar për mbarëvajtjen e seancës së sotme konstituive
Aty thuhet se propozimi i Avni Deharit, kryesuesi të seancës, për votim të fshehtë në e bazuar në Rregulloren e punë së Kuvendit të Kosovës.
“Në fillim të seancës kryesuesi Dehari tha se pas disa dështimeve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe marrë parasysh aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, për çështjen e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, konkretisht paragrafin 124, ku thuhet se votimi mund të jetë i formës së hapur, i fshehtë apo i çfarëdo forme tjetër, bazuar edhe në Rregulloren e punës së Kuvendit dhe me qëllim të hapjes rrugë për zhbllokimin e procesit, forma e duhur që mund të hapë rrugën për konstituimin e Kuvendit është votimi në mënyrë të fshehtë, me fletëvotime fizike”, thuhet në njoftim.
Ndër tjera, parlamenti përmend edhe pjesën e kundërshtimin e partive të tjera politike për propozimin e emrave për t’u bërë pjesë e komisionit të Kuvendit për votimin e fshehtë.
Poashtu, theksohet se si shkak i kësaj Dehari i detyrua të ndërprejë seancën për të vazhduar më 3 maj, e shtunë, në ora 10:00.



Të tjera
Lajme Showbiz
Komenti i motrës së Gimbos për Selinën ndez rrjetin
Ndërkohë që Gimbo po shfaq gjithmonë
Lajme
Konkursi për rekrutimin e ushtarëve të rinj në FSK hapet javën e ardhshme
Forca e Sigurisë së Kosovës ka
Aktuale
Prokuroria deklarohet për ndalimin e katër punëtorëve të poligonit “Dreni” për falsifikim dokumentesh
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar