Lëvizja Vetëvendosje do të garoj vet e katërta në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Partia e Kurtit, është regjistruar në Komisionin Qendëror të Zgjedhjeve si koalicion, Lëvizja Vetëvendosje & Alternativa & Guxo & Partia Demokristiane Shqiptare e Kosovës. Afati për regjistrimin e subjekteve politike, ka mbaruar sot.
Kushti i Kusari-Lilës për VV-në
Mimoza Kusari-Lila e “Alternativës” para dy muaje shqiptoi publikisht një kusht ndaj Vetëvendosjes së Albin Kurtit, shefe e Grupit Parlamentar të të cilëve kishte qenë për plot një mandat legjislativ katërvjeçar.
Kusari-Lila në “Rubikon” te Adriatik Kelmendi, tha se e ka dëmtuar partinë e saj duke u homogjenizuar dhe shkrirë në VV, ç’gjë, sipas saj, nuk do të jetë më rasti.
Tha se do të kërkojë “koalicion formal”, me emër dhe llogo të partisë së vet në fletvotim.
Preferenca e parë, tha ajo me patjetër, është Vetëvendosja; dhe, nëse kushti i saj s’përmbushet, nuk përjashtoi se do të synojë koalicion me parti tjera.
“Si kusht publik, e kam vendosur që me këdo që bisedoj…më së pari me Vetëvendosjen, kërkoj koalicion formal; vetëm përfshirja në listë, me koalicion formal”, tha ajo.
LDK dhe Nisma
Nacionale ditë më parë raportoi me burime të mirëinformuara se ka pasur rezistencë të mëdha brenda degëve, strukturave dhe elektorait të Lidhjes Demokratike të Kosovës për të marrë Nismën Socialdemokrate për të garuar në një listë.
Nga LDK nuk ka pasur as pohim e as mohim zyrtarë për raportimet, ndërsa për këtë gjë nuk janë deklaruar as nga Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt. Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ditë më parë, tha se “janë dyert e hapura” edhe për Nismën Socialdemokrate të Limajt, Partinë e Drejtësisë, Demokristianët dhe AKR-në.
“LDK do të kujdeset që një pjesë të listës së vet ta hap edhe për partitë e tjera, përfshirë edhe zotin Limaj, me deputetët e vet”, pati thënë Abdixhiku. “Kemi gatishmëri. Siç kemi edhe për parti si Demokristianët, Part



Të tjera
Aktuale
Çeku në listën për deputetë të AAK’së, Haradinaj: Që në ditët e para në krye të UÇK
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka
Aktuale
“50% e rrymës nga Serbia”, Ymeri thotë se në Kosovë ka udhëhequr VukVendosja, akuzon Kurtin
Ekspertja e energjisë, Janina Ymeri,
Aktuale
Shkon të blejë ilaçe, i moshuari ndërron jetë në farmaci
Një i moshuar rreth 87-88 vjeç