Dokumente të sapopublikuara nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara tregojnë se hetuesit kishin vërejtur një figurë në ngjyrë portokalli pranë sektorit ku ndodhej qelia e Jeffrey Epsteinit, në mbrëmjen e 9 gushtit 2019, disa orë para se ai të gjendej i vdekur.
Sipas memorandumeve, pamjet nga kamerat e burgut Metropolitan në Nju Jork tregojnë një figurë që ngjitet shkallëve drejt sektorit të izoluar rreth orës 22:39. FBI-ja e përshkroi figurën si një “të burgosur të mundshëm”, ndërsa Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm e cilësoi si një punonjës burgu që mbante postelina ose rroba, duke e regjistruar si “zyrtar burgu i paidentifikuar”.
Dokumentet zbulojnë mospërputhje mes analizave të institucioneve amerikane dhe deklaratave të mëhershme zyrtare, sipas të cilave askush nuk kishte hyrë në sektorin e Epsteinit atë natë. Pamjet e kamerës, e vetmja që funksiononte në atë zonë, ishin pjesërisht të penguara dhe nuk përjashtonin mundësinë e hyrjes së dikujt pa u regjistruar qartë.
Raportet zyrtare vazhdojnë të mbajnë qëndrimin se Epstein ka vdekur nga vetëvrasja, megjithëse koha e saktë e vdekjes nuk është përcaktuar kurrë. Publikimi i dokumenteve të reja ka rihapur debatet dhe dyshimet për rrethanat e vdekjes së tij dhe mënyrën se si është zhvilluar hetimi.



Të tjera
Aktuale
Nis senaca për presidentin: Konjufca përballë Kollqakut, që të dy të Vetëvendosjes
Kosova ka hyrë në ditën
Lajme
Abdixhiku me ironi: Kushtetuta ndërrohet natën, besomëni s’ka bereqet
Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka
Aktuale
Nis seanca për ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit
Kosova ka hyrë sot në