Shtrirja e partive politike nëpër 38 komunat e Kosovës është bërë e qartë pas mbajtjes së balotazhit për kryetarë në 18 komuna, më 9 nëntor.
Në rundin e parë të zgjedhjeve, të mbajtur më 12 tetor, kryetarët i kanë zgjedhur 20 komuna.
Bazuar në të dhënat preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të 9 nëntorit, rezultatet janë kështu:
LDK: Prishtinë, Pejë, Dragash, Viti dhe Junik
LVV: Mitrovicë e Jugut, Fushë Kosovë, Gjilan dhe Obiliq
AAK: Gjakovë, Suharekë, Klinë dhe Rahovec
PDK: Prizren, Vushtrri dhe Kaçanik
LISTA SERBE: Kllokot
Partia turke KDTP: Mamushë
Në rezultatet e KQZ-së nuk përfshihen votat me postë dhe ato të personave me nevoja të veçanta.
Në rundin e parë – të 12 tetorit – rezultatet kanë qenë kështu:
LVV: Kamenicë, Podujevë dhe Shtime
PDK: Skënderaj, Ferizaj, Hani i Elezit
LDK: Istog dhe Lipjan
AAK: Deçan
LISTA SERBE: Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë e Veriut.
NISMA: Malishevë
Në Drenas ka fituar iniciativa e Ramiz Lladrovcit.
Bazuar në këto rezultate, del që Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës i kanë fituar nga shtatë komuna, Partia Demokratike e Kosovës gjashtë komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pesë komuna, ndërsa Lista Serbe 10 sosh.
Dalja në rundin e parë ishte mbi 40 për qind, ndërsa në rundin e dytë mbi 32 për qind.
Të dyja proceset janë zhvilluar pa ndonjë incident të madh./REL/



Të tjera
Aktuale
KQZ shpall rezultatet preliminare
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka
Aktuale
Numërohen 100% e votave në Prishtinë – Rama fiton mbi 51%, Çeku merr rreth 48%
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka
Lajme
Vetëvendosje nis festën në Mitrovicë për fitorën e Faton Pecit
Faton Peci i Vetëvendosjes është duke