Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i quajti “kërcënuese, destabilizuese dhe krejtësisht të papranueshme” deklaratat e presidentit serb, Aleksnadar Vuçiq i cili dje tha se do të përgjigjen “ashpër” pas ndalimit dhe paraburgosjes së zyrtarit serb në Kosovë.
Ky rast, Kurti tha se “po trajtohet nga institucionet e drejtësisë të Republikës së Kosovës me profesionalizëm dhe në përputhje me të gjitha standardet kombëtare e ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.
“Deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq të bëra më 20 korrik, sivjet, janë kërcënuese, destabilizuese dhe krejtësisht të papranueshme”, tha ai.
Kurti tha se “kur një president dhe njëkohësisht një komandant suprem i ushtrisë së një shteti lëshon kërcënime publike me tone nxitëse të konfliktit, kjo nuk konsiderohet më si qëndrim individual, por si politikë shtetërore”.
Ai tha se Vuçiqi “nuk e mbështet drejtësinë, paqen dhe stabilitetin, por nxitjen e tensioneve dhe përhapjen e gjuhës së urrejtjes”.
Deklaratat e Vuçiqit, Kurti tha se “nuk duhen neglizhuar”.
“Vijnë nga një udhëheqës që kontrollon aparatin ushtarak dhe strukturat e sigurisë së një shteti që historikisht ka shkelur të drejtat e popujve fqinj, përfshirë kryerjen e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit”, tha ai.
Kurti tha se “nuk jemi të frikësuar nga retorika e Vuçiqit”, por “të vendosur për ta mbrojtur ligjin, rendin dhe demokracinë tonë”.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet