Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se një nga pikat më të rëndësishme të rendit të ditës është kërkesa për shpronësimin e pronave të paluajtshme për ndërtimin e zonës industriale në Gjakovë.
Sipas tij, me miratimin e kësaj procedure do t’i hapet rruga ndërtimit të fabrikës së municioneve – e para e këtij lloji në Kosovë.
“Kjo do ta rrisë sigurinë, do ta forcojë ushtrinë dhe do të rrisë kapacitetet tona. E bën edhe më të veçantë që po e miratojmë në Ditën e Forcës. Ndërtimi i kësaj fabrike do të përfundojë brenda vitit të ardhshëm. Municionet e para do të dalin në fund të vitit 2026. Do të shërbejë kjo zonë industriale edhe për investitorë të tjerë që jemi në kontakt për lloje të ndryshme të produkteve ushtarake, dronë ushtarakë dhe civilë ‘Made in Kosova’”, ka thënë ai
Kurti ka deklaruar se gjatë mandatit aktual Qeveria ka katërfishuar buxhetin për mbrojtje dhe ka dyfishuar numrin e ushtarëve.
“Ushtrinë e kemi pajisur me sisteme të reja dhe moderne nga shtete anëtare të NATO-së. Mbi 430 milionë euro blerje të armatimit gjatë këtij mandati. Mandatin e ardhshëm do të investojmë mbi 1 miliard euro. Duke rritur ushtrinë, e sigurojmë Republikën, duke ngritur forcën e sigurisë e forcojmë partneritetin me aleatë”, ka thënë ai.



Të tjera
Uncategorized
Wie Antiphonal Sein Bwin Cassinos Kunden Halten . Europäische Union Collect Bonus online casino buitenland www mojicaffe org
Starten loslegen auf Jackpota Glücksspielkasino schießen
Uncategorized
Bagside An Møde TTJL Gambling Casino Tilbage På Min Mobile Enhed Denmark Get Bonus Now Mrbet Casino Online
udskyd Spil og varm principal alternativ
Uncategorized
Handheld Players JOIN Races Without Issues On Any Platform. – British market Play & Claim Seven Casinos
The casino ‘s space-themed aesthetic make