Alternativa, partia e udhëhequr nga Mimoza Kusari-Lila, ka shënuar dje 8-vjetorin e themelimit të saj me një ceremoni të mbajtur në Prishtinë, ku morën pjesë figura të njohura politike nga pushteti.
Në këtë ngjarje, të cilën Alternativa e cilësoi si “madhështore”, të pranishëm ishin edhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, si dhe bashkëkryetari i partisë Guxo, Faton Peci.
Kurti e vlerësoi shumë bashkëpunimin me Alternativën, duke thënë madje se ai “mbase do të futet në manualet e shkencave politike”.
“Ndjehem i nderuar që jam sonte me ju, ku po shënojmë 8 vjet nga themelimi i partisë Alternativa. Tash e 6 vjet Lëvizja VETËVENDOSJE dhe partia Alternativa ecim së bashku në udhën institucionale të Republikës së Kosovës. Alternativës rregullisht i janë rritur votat dhe sivjet krahasuar me para 8 viteve kryetarja, Mimoza ka më shumë se karëfishin e votave”, tha ai.
Ai e quajti Mimoza Kusari-Lilën “shtyllë të rëndësishme” të koordinimit ndërmjet legjislativit dhe ekzekutivit.
“Ky bashkëpunim mbase do të futet në manualet e shkencave politike kur flitet për koalicionet dhe partneritetet. Sonte dua ta falënderoj kryetaren Mimoza Kusari-Lila për punën që ajo nuk e ndali kurrë për forcën e saj që s’ia pamë kufinjtë asnjëherë”, u shpreh Kurti.
Ndërkaq, Faton Peci tha se Alternativa përfaqëson vlera të bashkëpunimit dhe stabilitetit politik.
“Kudo që Alternativa ka pasur përfaqësim unë kam parë përkushtim e angazhim maksimal. Mimoza është shembull pozitiv dhe pikë reference që duhet me u ndjek edhe nga gjeneratat e reja”, tha ai.
Në fund, Kusari-Lila përmbylli ceremoninë duke kujtuar se fillimi i Alternativës ishte një përpjekje për një mendim të ri në politikë, me orientim liberal dhe përfshirje të të rinjve.
“Një e vërtetë vazhdon të na rikonfirmohet, Demokracia dhe shteti i lirë nuk mund të merren për të mirëqena. Ato duhet mirëmbajtur dhe kultivuar me dashuri dhe pasion çdo ditë dhe nga çdo nivel”, u shpreh ajo.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet