Deputeti Albin Kurti përgjatë një vizite tek disa fermerë, duke tentuar të lartësojë qeverisjen e tij, ka deklaruar se para qeverisjes së tij litri i qumështit është shitur edhe 20 centë litri. Megjithatë, kjo deklaratë është demantuar nga një fermer.
Sadush Kabashi, fermer, ka deklaruar se prej se punon në këtë profesion s’ka ndodhur që litri i qumështit të shitet 20 centë, shkruan Insajderi.
Madje, ai ka thënë se ka pasur raste kur para 15 vitesh është shitur 40 centë litri.
“Një punëtor në atë kohë 200-250 euro a sot 800-1000 euro. Më vjen keq prej fermerëve që e përkrahin qysh muj e durojnë ka rren se un s’jom që brengosna, se moti u pa se veç mashtron”, ka shkruar ai.
Këtë demant e ka publikuar deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Kurti mund t’i gënjejë për bujqësi ata që lopët dhe arat i shohin vetëm në filma vizatimorë.
“Kryeministri kujdestar i propoagandës mundet me gënjy për bujqësi dikë që arat e lopët i sheh veç në filma vizatimor, por jo edhe bujqit të cilët më shumë djersë e mund prodhojnë ushqimin të cilin ne konsumojmë çdo ditë.Shiheni si i përgjigjet postimit të tij një fermer si Sadush Kabashi.
Kryepropaganduesi duhet t’iu tregojë qytetarëve pse që pesë vite nuk e ka hequr TVSH-në për qumshtin dhe gjjthë produktet e shportës së konsumit bazë siç premtonte e mashtronte dikur!“, shkroi ajo.



Të tjera
Aktuale
Cakolli: Përbërja e KQZ-së reflekton numrin e Grupeve Parlamentare jo të deputetëve
Eugen Cakolli nga KDI ka thënë
Aktuale
Sulmet izraelite ndaj Libanit janë ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit, thotë presidenti iranian
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha se
Aktuale
Abdixhiku: Kushtetuta është dokumenti themelor që vulosi shtetësinë e vendit tonë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,